Arre'stohen dy të rinj shqiptarë në Zvicër

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 20:12
Arre'stohen dy të rinj shqiptarë në Zvicër

Autoritetet policore në qytetin e Luzernës në Zvicër kanë arrestuar një të ri nga Shqipëria pasi ky i fundit akuzohet se shiste lëndë të forta narkotike si kokainë e heroinë.

Sipas mediave të huaja 20-vjeçarit i janë gjetur sasi të mëdha heroine dhe kokaine, si edhe mijëra franga zvicerane që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, por ai u arrestua vetëm pasi u kap në flagrancë nga policia duke i shitur drogë një personi tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë një tjetër i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, është i dyshuar si i përfshirë në operacionin e shitjes së drogës pasi edhe atij i janë gjetur drogat e forta dhe një sasi parash.

(Kosova Sot Online)