
A ce'non pavarësinë kategorizimi i pagave?

Me koeficientin dhe kategorizimin e pagave të caktuara nga qeveria e Kosovës për sistemin gjyqësor është cenuar dinjiteti i gjyqësorit, ka theksuar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Është njëri prej vendimeve që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e ka pritur nga qeveria, nuk ka qenë befasues dhe është vendim për keqardhje, si dhe është ndërhyrje direkte në pavarësinë e sistemit gjyqësor”, tha ai sonte në transmetuesin publik.
Zogaj tha se ky vendim është në vazhdën që qeveria ka bërë dhe ka atakuar sistemin gjyqësor. Ai ka këtë kategorizim e ka lidhur me luftën që Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka pasur me qeverinë e Kosovës në dy vitet e fundit për çështjen e Vetingut në vend.
Sipas tij me këtë kategorizim për paga është dekurajim për gjeneratat e reja që synojnë të jenë pjesë në sistemin gjyqësor.
(Kosova Sot Online)