Abdixhiku: Kurti m’u duk si disa fëmijë të mëhallës

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 21:25
Abdixhiku: Kurti m’u duk si disa fëmijë të mëhallës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se Albin Kurti në Kuvend ishte i çakorduar në mendimet e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sipas tij, Kurti humbi argumentin e debatit politik për një temë shumë të rëndësishme për Kosovën, dhe thotë se filloi të merret me çështje personale. Madje Abdixhiku e krahasoi si “disa fëmijë të mëhallës që kur humbnin e merrnin topin e iknin në shtëpi’.

“E shihni sa i çakorduar është në mendime. Ma qoj mallin, në mëhallë i kemi pas disa fëmijë që përpara kjur lunin futboll e kanë pas topin, kanë qenë pronarë të topit, dhe sa herë humbnin, e merrnin topin dhe iknin në shtëpi. Kështu mu duk sot. Kur e humbi argumentin e debatit politik për një temë shumë të rëndësishme për Kosovën, filloi të merret me çështje personale”.


Abdixhiku tutje tha se ministrat e LDK’së në qeverisjen e Kurtit kanë qenë ministrat më të mirë.

“Na mund të themi, po cka ti bëjmë tashti raportet që i kishte shkruar atëherë kur ishim bashkë  në 100 ditë, e që bëntë lavdata. Për gjithë ministrat e LDK’së. Kanë qenë ministrat më të mirë.  Unë nuk ndërroj mendim për të për punën që kemi pas atëherë. Unë konsideroj që ky është i paaftë dhe i dëmshëm për të udhëhequr Kosovën. Por tani të merremi me ofendime personale në këtë çështje madhore, nuk besoj që i takon një lideri. Më dukej si ai fëmiju që e merr topin dhe ikë”, tha Abdixhiku.

Lideri i LDK’së thotë se nuk i ka lënë përshtypje kjo deklaratë e Kurtit, pasi sipas tij, kjo nuk është madje as sjellje e një burrështetasi.

“Këto çështje as nuk më lënë përshtypje, as nuk janë ofenduese, as nuk i trajtojë serioze, as nuk janë sjellje të një burrështetasi”.


(Kosova Sot Online)