Berisha - Ramës: Bëju burrë dhe hajde përballu 5 minuta

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 22:12
Berisha - Ramës: Bëju burrë dhe hajde përballu 5 minuta

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ka folur ndër të tjera lidhur me çështjen “McGonigal” dhe rolin e kryeministrit Edi Rama në takimet me ish-zyrtarin e FBI.

Ndër të tjera, teksa në studio i është lexuar qëndrimi i kryeministrit Rama në Top Channel, ku ka shpjeguar arsyet e tij për të mos shkuar në Kuvend, Berisha i është përgjigjur:

 

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.

Pak më parë, kryeministri Rama e arsyetoi mungesën e tij në Kuvend me faktin që sipas tij opozita nuk meriton asnjë përgjigje.

“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”, tha ai.

(Kosova Sot Online)