
600 euro pagë mujore dhe banimi falas, drenicaku kërkon 3 ose 4 punëtorë për mjeljen e lopëve

Një blegtor nga Skenderaj ka kërkuar katër punëtorë për mjeljen e lopëve më pagë mujore 600 euro, shkruan “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin që ka bërë ky person shkruan se ai ka kushtet e mira të punës dhe banimi ëstë falas.
Po ashtu, ai ka shkruar se në kuadër të pagës mujore përfshihet edhe ushqimi.
“Kërkoj punëtorë 3 ose 4 punëtorë per mjelen e Lopëve sistem i lire I mjeles, kushtet shume te mira pune, plus banimi falas. Paga 500 plus 100 per ushqim D.m.th 600 paga mujore . Te interesuarit te kontaktojnë ne faqen ‘Bujqesi dhe Blegtori në Kosovë’ në Facebook”, ka shkruar një blegtor nga Skenderaj.
(Kosova Sot Online)