
Mësimdhënësja në Gjakovë gjatë orës mësimore nxjerr nxënësin nga dritarja

Në Kralan të Gjakovës një mësimdhënëse e artit figurativ, derisa ishte duke mbajtur mësimin, ka hedhur nga dritarja një nxënës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Zymber Berisha, tha se mësimdhënësja u pezullua nga puna menjëherë pas këtij rasti.
Sipas mësueses, nxënësi ishte duke bërë “gjeste”, dhe se i kishte thënë të dalë nga dritarja, sepse nuk e meriton të dalë nga dera.
(Kosova Sot Online)