Pjesëtarja e FSK-së siguron vend në Akademinë Mbretërore britanike
Ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, Endrita Brahimi ka siguruar një vend në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkoloneli John Hunter tha:
“Endrita performoi jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet e procesit të përzgjedhjes, performanca e saj fizike ishte shumë e lartë, jam i bindur se ajo do të ketë çdo sukses në Sandhurst”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)