Daçiq: Perëndimi ka ndryshuar qëndrimin ndaj Serbisë

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 12:07
Daçiq: Perëndimi ka ndryshuar qëndrimin ndaj Serbisë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se kryeqendrat e Perëndimit e vlerësojnë qasjen e Serbisë në dialog si konstruktive dhe të përgjegjshme.

Daciq ka thënë për Zërin e Amerikës se qëndrimi i Uashingtonit dhe Brukselit ndaj Serbisë ka ndryshuar, pavarësisht se ata i dinë “vijat e tyre të kuqe”.

Kryediplomati serb thotë se dy vijat e kuqe  janë: çështja e njohjes së Kosovës dhe, siç tha ai, “një parakusht për të gjitha parakushtet” që së pari të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Është diçka për të cilën realisht nuk kemi nevojë të diskutojmë apo negociojmë përsëri, sepse është diçka për të cilën ndoshta jemi pajtuar kur e kemi nënshkruar atë marrëveshje 10 vjet më parë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se paraqitja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është vlerësuar si konstruktive edhe nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, për të cilin ka shtuar se ka vlerësime të kundërta për Prishtinën dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Mendoj se është e rëndësishme edhe telefonata që sekretari i Shtetit Blinken bëri me presidentin Vuçiq para seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë. Ajo thirrje ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit që mund të dëgjoja si në Bruksel ashtu edhe këtu në Washington – dhe mendoj se ky është ndoshta mesazhi më i rëndësishëm, që është se performanca dhe pozicioni i presidentit Vuçiq, pra i Serbisë, vlerësohet si konstruktiv dhe i përgjegjshëm. Dhe shpesh krahasohet me Prishtinën dhe Kurtin, për të cilët ka vlerësime të kundërta”, ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot Online)