"Kosova nuk duhet të lejojë formimin e Asociacionit"

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 13:49

Analisti nga Bonja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq, është shprehur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mujanoviq ka shkruar se Kosova duhet t`i rezistojë presionit të SHBA-së dhe BE-së për ta formuar këtë asociacion.

“Pse ka rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor që Kosova t’i rezistojë me sukses fushatës së vazhdueshme të presionit nga Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që të krijojë një ‘Asociacion të komunave me shumicë serbe’? Sepse është një luftë për të përcaktuar formën e politikës së rajonit për dekadat e ardhshme…”, ka shkruar Mujanoviq.

(Kosova Sot Online)