E fajësonte vallëzimin, zbuloi se vu'an nga leu'kemia

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 14:43
E fajësonte vallëzimin, zbuloi se vu'an nga leu'kemia

Ashton Howard 28-vjeçare ishte duke u kënaqur në pushime në Kroaci dhe Ibica kur filloi të mos ndihej mirë. Ajo kishte vështirësi që të ngrihej në mëngjes dhe lodhej shumë shpejt, ndërsa kishte dhimbje në këmbë. Natën e Vitit të Ri 2013, ajo madje kishte menduar se dikush i kishte qitur ndonjë gjë në pije pasi që filluan t'i merren mendtë pas vetëm një pijeje xhin & tonik.

Por, pas disa javëve ajo u trondit kur zbuloi se kishte leukemi akute limfoblastike, kancer ky i rruazave të bardha të gjakut. "As që hyja në metro kur kishte shumë tollovi" Zonjusha Howard i kishte shpërfillur simptomat gjatë jetës së saj dinamike në Londër ku ka punuar si koordinatore në një kompani dhe ka dalë për t'u argëtuar për çdo mbrëmje. Kur filloi të kishte vështirësi që të qëndrojë në këmbë për periudha më të gjata në metro dhe kur e zuri gjumi gjatë një mbledhjeje në punë, ajo e fajësoi jetën shumë aktive të saj."As që hyja në metro kur kishte shumë tollovi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Më duhej të ulesha pasi që kisha shumë dhimbje në këmbë. Më pas më zuri gjumi në një mbledhje në punë para drejtorit dhe mendova se isha duke e ngarkuar shumë veten. Dilja për çdo natë dhe mezi i prisja pushimet e kërshëndellave për të pushuar e për t'u ndier më mirë", ka thënë ajo. Ajo shkoi në shtëpi te prindërit Lorraine dhe Spencer në Ajl of Uajt, por kur simptomat vazhduan edhe gjatë pushimit, familja e saj u brengos."Nuk ndihesha edhe aq e sëmurë, por nëna filloi që të brengoset", ka thënë ajo.

"Simptomat kryesore ishin dhimbjet në këmbë, për të cilat i fajësoja këpucët e larta dhe vallëzimin", ka shtuar ajo. Dieta e saj ka qenë shumë e kufizuar Në muajin janar, zonjusha Howard shkoi në qendrën mjekësore në jug të Londrës me frikën se vuante nga anemia. Mjeku i tha që t'i bënte analizat e gjakut në spitalin 'Queen Elizabeth' në jug të Londrës. Më pak se 24 orë pas terminit të saj, ajo e pranoi një telefonatë nga mjeku i saj i cili kërkoi që të kthehet në spital dhe të qëndrojë në qendrën për trajtim të kancerit. Ajo tha se u ka telefonuar të gjithë miqve dhe anëtarëve të familjes dhe se kanë shkuar në spital, ku i janë bërë skanime dhe analiza të shumta. Tri ditë më vonë, ajo u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike, kancer ky i rruazave të bardha të gjakut, i cili zakonisht i prek fëmijët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u dërgua në spitalin 'King's College' në qendër të Londrës e më pas u transferuar në spitalin e përgjithshëm të Sauthemptonit për kimioterapi. Deri në maj të vitit 2014 ajo u mbajt në izolim për shkak të sistemit të dobësuar të imunitetit. Miqtë dhe familja duhej ta vizitonin me maska, ndërsa dieta e saj ka qenë shumë e kufizuar. "Mendova se kisha probleme për shkak të vallëzimit të tepërt. Papritmas më thanë që të shkoj urgjentisht në një qendër për trajtim të kancerit. Isha vetëm 26-vjeçare", ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)