
Në cilat shtete kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Se ku mund të udhëtojnë kosovarët pa viza, ka treguar analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
‘Sipas Henley Passport Index, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 19% të destinacioneve të mundshme, apo në 41 nga 226 vende. Vendet në të cilat mund të udhëtojnë lirshëm kosovarët përbëjnë vetëm 2.34% të ekonomisë botërore’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sipas Henley Passport Index, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 19% të destinacioneve të mundshme, apo në 41 nga 226 vende. Vendet në të cilat mund të udhëtojnë lirshëm kosovarët përbëjnë vetëm 2.34% të ekonomisë botërore.
Pasaportat nuk janë vetëm dokumente udhëtimi, pasaportat tregojnë edhe mundësitë që kemi në dispozicion, liritë që gëzojmë dhe opsionet për realizimin e potencialit tonë.
https://www.henleyglobal.com/.../global-mobility.../2023-q1
(Kosova Sot Online)