Helikopteri i marinës amerikane zbarkon në Shqipëri, ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 15:38
Helikopteri i marinës amerikane zbarkon në Shqipëri, ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Skuadra luftarake e helikopterëve të marinës amerikane (HSC) 5 ka kryer trajnime në brendësi të Shqipërisë.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA përmes një postimi në Twitter, ku theksohet se stërvitja ushtarake është zhvilluar në fshatin Bizë, duke i dhënë mundësi skuadriljes së helikopterëve amerikanë “kryerjen e fluturimeve malore, fluturimeve taktike të nivelit të ulët, ulje jashtë aeroportit dhe stërvitje të koordinuara me shumë njësi”.

“Bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë amerikane dhe Shqipërisë lejoi njësitë nga të dy vendet të stërviteshin dhe të ndërtonin aftësi së bashku si aleatë të NATO. Mezi presim më shumë stërvitje të përbashkëta stërvitore ushtarake gjatë #DefenderEurope2023”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

(Kosova Sot Online)