
Vuçiq: Kush po më bën fotomontazhe me Kurtin

Mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës, edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasë debat të nxehtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aleksandar Vuçiq sot kishte me vete edhe një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias si provë për të demantuar një fotomontazh ku shihet Vuçiq dhe Kurti, e për të cilin e akuzoi një deputet se ia ka bërë.
Vuçiq për këtë foto u përplas me deputetit e DS-së, Srdan Milivojeviq, të cilit i tha se në vendin e Dendias e kishte vendosur fotografinë e tij afër Kurtit.
Në këtë seancë të nxehtë u fol edhe për incidentet e një dite më herët.
(Kosova Sot Online)