Stefanoviq: Ne kërkojmë që të mos njihet pavarësia e Kosovës

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 17:26
Stefanoviq: Ne kërkojmë që të mos njihet pavarësia e Kosovës

Pozicioni i Serbisë do të ishte më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione kundër Rusisë me kohë, ka theksuar Borko Stefanoviq, deputet i Partisë opozitare pro-evropiane për Liri dhe Drejtësi (SSP), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Serbia qëndron e vetme, e izoluar, larg nga kontinenti dhe e ardhmja e saj dhe kjo është turp,” tha ai.

Ai tha se Serbia duhet sa më shpejt të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të vazhdojë negociatat.

Ai po ashtu tha se Kuvendi duhet të përfshihet në krijimin e kornizës së negociatave dhe përcaktimin e vijave të kuqe për Kosovën.


“Dhe ne kërkojmë që të mos njihet pavarësia e Kosovës dhe as të mundësohet anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Stefanoviq.

Stefanoviq ishte kryenegociator i Beogradit për dialogun me Kosovën gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në Serbi.


(Kosova Sot Online)