Peci: Kosova do ta pësojë, nëse Serbia i vendos sanksione Rusisë

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 18:17
Peci: Kosova do ta pësojë, nëse Serbia i vendos sanksione Rusisë

Kosova do ta pësojë, nëse Serbia i vendos sanksione Rusisë, ka theksuar ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Ai thotë se Kosova duhet t’i “mbledh mendtë” dhe të veprojë në kohë, që të mos përsëritet ajo që ndodhi me marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

“Nëse Serbia ia qet sanksionet Rusisë, kemi me i la duart. Më mire të mbledhim mendtë e t’i grahim punëve përpara, se kemi me përfundu si me demarkacionin me Malin e Zi, dhe si atehërë që pësuam duke i bë gjërat me vonesë, ashtu do ta pesojmë edhe tani!”, ka shkruar Peci në Facebook.


Ndërkombëtarët po i kërkojnë Qeverisë kosovare që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti, që e kundërshton themelimin e tij, dje ka zbuluar gjashtë kushtet e tij për pranimin e Asociacionit.

(Kosova Sot Online)