Nga takimi Kurti - Erdogan: Welcome, merhaba

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 19:12
Nga takimi Kurti - Erdogan: Welcome, merhaba

Sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, u prit Kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Nga pritja që iu bë Kurti, dëgjohet presidenti turk duke e përshëndetur Kurtin në gjuhën angleze dhe turke.

“”Welcome, merhaba, hoë are you”, dëgjohet të ketë thënë Erdogan.

Sipas agjencisë Anadolu, në takimin në Pallatin “Vahdettin” në Stamboll, Erdogan dhe Kurti folën për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në aspekte të ndryshme dhe u diskutuan hapat e mundshëm për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Po ashtu, gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Ballkanin.

(Kosova Sot Online)