E vërteta e fjalimit të parë të fushatës së Trump-it

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 10:16
E vërteta e fjalimit të parë të fushatës së Trump-it

Në moshën 41-vjeçare, ai ka dalë nga një helikopter në Nju Hemshajër dhe ka dorëzuar një mesazh për dështimin total të Amerikës. Helikopteri i zi kishte aterruar në fushën ajrore me bar në jug të Nju Hempshajër në mëngjesin e 22 tetorit të vitit 1987, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Nga ai doli Donald Trump. Magnati 41-vjeçar i patundshmërive nga NjuJorku kishte një kravatë të kuqe dhe kostum të kaltër dhe hyri në një limuzinë të marrë me qira. Me të ishte arsyeja për vizitën e tij, një njeri i quajtur Mike Dunbar, një aktivist republikan, leximi i përditshëm i 'Wall Street Journal'-it i të cilit e kishte shtyrë që të mendojë se Trump do të mund të ishte një president e mirë. Ai kishte nisur një përpjekje për ta bindur Trump-in që të garojë. Limuzina i dërgoi dhjetë kilometra më larg në Porsmuth, në një restorant të vjetër me emrin 'Yoken's', vend ky i takimeve të përjavshme të Klubit të Rotarisë. "Do ta shihni një katastrofë në këtë shtet" Arritjen e Trump-it e priste një turmë prej 500 njerëzish, 300 më shumë sesa që ishin të regjistruar në listën e anëtarëve të organizatës. Jashtë njerëzit mbanin parulla. 'Trump në '88'. 'Trump për president'.

Brenda, Dunbar ishte i mahnitur. "Më kujtohet se shikoja përreth dhomës dhe mendoja se a është e mundur se janë paraqitur kaq shumë njerëz këtu", ka thënë ai. Trump filloi duke u thënë të pranishmëve se ai nuk do të garonte për president në vitin 1988, gjë që i zhgënjeu disa, e veçanërisht Dunbarin. Më pas, për gjysmë ore ai foli në lidhje me Japoninë, Iranin, Arabinë Saudite, Kuvajtin, Uashingtonin, politikanët, ekonomistët dhe "njerëzit e mirë" nga të cilët ai "ishte lodhur". Shteti po përballej me katastrofë dhe po goditej nga të tjerët. Shtetet e tjera po qeshnin me SHBA-në. "Kjo gjë më lëndon", ka thënë Trump. "Nëse personi i duhur nuk bëhet president", ua tërhoqi vërejtjen ai anëtarëve të klubit, "do ta shihni një katastrofë në këtë shtet gjatë katër viteve të ardhshme, një të cilin nuk do ta besonit kurrë. E më pas do të filloni që të luteni për personin e duhur", ka shtuar ai. Fjalim për suksesin Fushata presidenciale e tij e vitit 2016, shpesh shihet si një aferë e paplanifikuar, e nxitur nga publiciteti dhe e rrethuar nga një mjegull e ideve të improvizuara të politikës. Por, deri në një masë që do të trondiste të gjithë që nuk ishin aty, fjalimi i Trump-it i vitit 1987 kishte një parashikim të njëjtë me atë që e çoi drejt statusit të udhëheqësit në garën e partisë republikane të këtij viti.

Fjalimi i tij ishte një kritikë e zemëruar për faktin se Amerika po humbej në botën e rrezikshme. Mesazhi i tij i dështimit, dështimit Amerikan, ka qenë i vazhdueshëm që nga ai moment para 28 vjetëve. Me vetëm një ndryshim: atëkohë, president nuk ishte Barack Obama. Ishte Ronald Reagani. Gjatë kalimit të viteve, Trump ka qenë republikan, demokrat, i pavarur dhe anëtar i Partisë Reformuese, ndërsa qëndrimet e tij për çështje si abortimi dhe kujdesi shëndetësor janë të shumta, por nuk do të ishte mirë të merrej gabimisht mendimi i përgjithshëm i një presidenti Trump. Në këtë aspekt, ai e ka thënë gjënë e njëjtë për dekada. "Më besoni", ka thënë ai në 'Yoken's'. Këtë javë, në një intervistë telefonike, vetë Trump ka thënë se i kujtohet paraqitja dhe fjalimi, të cilin ai e quajti një fjalim për suksesin. Gati 30 vjet më vonë, me Trump-in që është duke e dominuar ciklin momental të zgjedhjeve që nga fillimi i garës për president qershorin e shkuar, ata që kanë qenë të pranishëm nuk e kujtojnë fjalimin ashtu siç e kujton ai. "Ai ishte pompoz dhe dinamik", ka thënë Timothy "Ted" Connors, i cili ka punuar për autoritetin e akomodimit në Portsmuth. Morton Schmidt, veterinar, ishte mahnitur nga vetëbesimi i Trump-it. "Ai nuk dukej se kishte tremë", ka thënë Schmidt. Warren Wilder, i cili udhëhiqte një kompani sigurimesh ka thënë se ai i është dukur tepër egoist. "E tëra zhvillohej rreth tij, Unë, unë, unë", ka thënë Peter Weeks ish kryetar i komunës së Portsmuthit. "Trump ishte i stuhishëm", ka thënë Addison Redfield, i cili ka udhëhequr një strehë për qen, por njerëzit i kanë kushtuar vëmendje. "Atë e kanë pritur me duartrokitje kur ka hyrë brenda. Ai është duartrokitur nga të gjithë kur e ka përfunduar fjalimin", ka shtuar ai. Ata nuk e kanë ditur në atë kohë, por 500 njerëzit që e kanë pritur në vitin 1987 kanë qenë të parët në një linjë të gjatë. Ata përfunduan me një paraqitje të shkurtër. Kjo ishte saktësish arsyeja pse Dunbar dëshironte që ai të garojë për president, dhe ai e bëri një gjë të tillë, por në vitin 2016. "A do të dëshironit të bëheni president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës"? Personi që e bëri këtë pyetje ishte Rona Barrett, një gazetare e njohur televizive. Ishte viti 1980. "Sepse", tha Trump, "mendoj se është një jetë shumë e ligë". Në vitin 1984, në 'New York Times', në një artikull që shërbeu si shtytje drejt famës së tij, Trump tha se nuk do të garonte për president për shkak të "buzëqeshjeve të rreme" dhe "shiritit të kuq".

Deri në verën e vitit 1987, megjithatë, Dunbar e kishte planifikuar rekrutimin e Trumpit. Ai mendonte se zëvendëspresidenti George H. W. Bush ishte monoton, ka thënë për 'New York Times', dhe se as Bush e as senatori Bob Dole nuk ishin duke "bërë ndonjë ndryshim", ka thënë ai për 'Associated Press'

(Kosova Sot Online)