Kamberi: Nuk do të jetë e lehtë ta pranoni propozimin franko-gjerman

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 20:54
Kamberi: Nuk do të jetë e lehtë ta pranoni propozimin franko-gjerman

Sot një polemikë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për kryeministrin Albin Kurti, e ka pasur deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përderisa Kamberi fliste për propozimin franko-gjerman në Kuvend, Vuçiq i ka thënë se Kurti është mentori i tij.

“Nuk do të jetë e lehtë ta pranoni (propozimin franko-gjerman) për shkak të narrativës anti-shqiptare dhe narrativës për Kosovën”, ka thënë Kamberi.

Ai gjithashtu ka thënë se kritikat kundër kryeministrit Kurti janë të pabaza dhe se ai nuk është “terrorist”, siç është quajtur në Serbi.


Pas fjalës së Vuçiq, Kamberi ia ka kujtuar Vuçiqit arrestimin e Kurtit dhe shqiptarëve të tjerë në vitet 1990, duke thënë se ai ishte shembull i represionit të Beogradit të kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

“E ke arrestuar një djalë të ri, tani ai është kryeministër me të cilin do t’ju duhet të diskutoni”, ka thënë Kamberi gjatë debatit me presidentin serb. 


(Kosova Sot Online)