
Gjendet i vde'kur një person nga Kosova

Në fshatin Pirq të Mitrovicës, sot një person është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti njoftoi se viktima është 53-vjeçari me inicialet B.B.
“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
(Kosova Sot Online)