
Ja për çfarë u dakorduan Kurti dhe Erdogan

Sot nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan në Stamboll u prit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se e falënderoi Erdoganin për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite.
Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë në fushën e investimeve, tregtisë dhe sigurisë.
“I nderuar që u prita nga Presidenti@RTerdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”, shkroi Kurti.
(Kosova Sot Online)