Deputeti serb shikon serial në telefon në Kuvend

  • E.K /
  • 04 February 2023 - 12:53
Deputeti serb shikon serial në telefon në Kuvend

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dje ka mbajtur fjalim në Kuvend në Serbi, ku është folur për Kosovën dhe planin franko-gjerman, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, parlamenti serb u përfshi nga kaosi, teksa presidenti po fliste.

Disa deputetë arritën deri në përplasje fizike.

Kurse, Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiç e shfrytëzoi kohën për të parë një serial gjatë seancës parlamentare.

(Kosova Sot Online)