
Aksident në këtë qytet të Kosovës: Vetura përfundon në ara

Raportohet se në rrugën Ferizaj-Nerodime, një vetaksident ka ndodhur sot, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në ara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policië për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, s’ka të lënduar nga ky aksident.
“Tani na njoftuan se nje automjet i udhetareve me targa vendore èshte vetê aksidentuar në rrugën Ferizaj- Nerodime afër rest.”Ujëvara”. Nuk raportohet për persona të lënduar. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.
(Kosova Sot Online)