Disa vende të Kosovës u kapluan nga erëra të forta

  • A.P /
  • 04 February 2023 - 14:26
Disa vende të Kosovës u kapluan nga erëra të forta

Disa vende të Kosovës, janë kapluar nga erëra të forta të cilat  u përcjellën edhe me reshje bore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) n bëri të ditur se erëra mund të ketë kryesisht në Istog, Klinë e Pejë dhe në veri të vendit.

“Reshjet do të jenë të intensitetit të ndryshueshëm, jo në gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu, pastaj do të ketë ulje të temperaturave të cilat më pas do të përcillen me reshje bore… Konkretisht erërat jo edhe aq të forta do të jenë në Istog dhe Klinë, Pejë. Erërat do të jenë mbi 10 m/s”, ka thënë Aliu.


(Kosova Sot Online)