Punëtori nga Kosova humb jetën në vendin e punës

  • a.p /
  • 04 February 2023 - 14:33
Punëtori nga Kosova humb jetën në vendin e punës

Sot në fshatin Levoshë të Pejës, raportohet se ka ndodhur një ngjarje tragjike,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një punëtor atje ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar.

Për pasojë, nga plagët e marra punëtori ka ndërruar jetë.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Policia për rajonin e Pejës.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, bënë të ditur nga Policia.

(Kosova Sot Online)