Në këtë qytet të Kosovës një person bie nga ballkoni

  • A.P /
  • 04 February 2023 - 16:26
Në këtë qytet të Kosovës një person bie nga ballkoni

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore dhe i njëjti është dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që ka marrë.


“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)