Një 35-vjeçar nga Kosova gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 04 February 2023 - 18:00
Një 35-vjeçar nga Kosova gjendet pa shenja jete

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, në fshatin Berec të komunës së Shtërpcës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rreth orës 15:00 kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte gjetur i varur në litar dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë marrë deklaratën e prindit të viktimës. Ai ka bërë me dije se ka gjetur të birin të varur në një stallë afër shtëpisë dhe ka tentuar t’ia shpëtojë jetën duke ia hequr litarin dhe duke e lëshuar në tokë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)