Burri dhe nëna bashkohen, e bëjn për spital nusen nga Kosova

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:18
Burri dhe nëna bashkohen, e bëjn për spital nusen nga Kosova

Në Prishtinë, raportohet se ka ndodhur një rast i dhunës në familje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe nëna e saj.


Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


“DHUNË FAMILJARE- Prishtinë 04.02.2023-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore  dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)