Hyseni: Grupi i VV’së duan konfrontim Kosovë - SHBA

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 11:19
Hyseni: Grupi i VV’së duan konfrontim Kosovë - SHBA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë mirë që e ka “riaktualizuar tendencën” e Grupit të VV-së në Tiranë për “qëndrime antiamerikane e antiperëndimore”, ka thënë Skënder Hyseni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hyseni në një shkrim në Facebook ka thënë se “Grupi i Tiranës” është duke “diktuar” edhe politikat qeverisëse në Kosovë, derisa shtoi se këta anëtarë të VV-së kanë për qëllim vënien e Kosovës në raporte konfrontuese më SHBA-në dhe BE-në.

“Ka kohë që i ashtuquajturi “Grupi i Tiranës” përpos politikave të VV-së dikton edhe politikat qeverisëse në Kosovë. Krijimi dhe etablimi i politikave anti-amerikane dhe anti-perendimore duket të jet misioni i këtij “Grupi” që ka për qellim vënjen e Kosovës në raporte konfrontuese me SHBA-të dhe BE-në. Diçka që kishte filluar diku në vitin 2015, duket se është konsoliduar fort në politikat partiake të VV-së  dhe ato  të Qeverisë Kurti. Abdixhiku bëri mirë që e riaktualizoi këtë tendencë. Është detyrë e forcave politike opozitare në Kosovë të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre përpjekjeve dhe politikave të këtij “Grupi””, ka shkruar Hyseni.

(Kosova Sot Online)