Bërnabiq: Kurti sa herë i thotë 'jo' Asociacionit e dobëson pozitën e tij

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 12:12
Bërnabiq: Kurti sa herë i thotë 'jo'  Asociacionit e dobëson pozitën e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sa herë i thotë “jo” formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e dobëson pozitën e tij, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“(Presidenti serb Aleksandar) Vuçiq fitoi Asociacionin, ai e shtyu Asociacionin  në marrëveshjen e Brukselit me të gjitha fuqitë”, tha ajo për TV Prva.

Sipas kryeministres serbe po vjen një “luftë e madhe” për Asocacionin dhe siç tha Bërnabiq për “sigurinë e serbëve në Kosovë.

(Kosova Sot Online)