Disa shtëpi mbesin pa energji elektrike

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 12:35
Disa shtëpi mbesin pa energji elektrike

Për gjendjen e krijuar pas erërave të forta, KEDS ka dalë me një njoftim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

KEDS thotë se janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, që për pasojë ka lënë pa energji elektrike disa shtëpi.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)