Osmani flet për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Vuçiqit

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 13:30
Osmani flet për negociatat me Serbinë dhe provokimet e  Vuçiqit

Si presidente, jam aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në një intervistë për gazetën kroate Večernji list, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndër të tjera, ajo ka folur hapur për situatën e nxehur në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunat serbe në veri të Kosovës.

Megjithatë, shefja e shtetit ka hedhur poshtë çdo mendim për ndarjen e Kosovës, duke theksuar se do të hapte kutinë e Pandorës.

Ndërkohë, presidentja Osmani ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë në Kroaci për një vizitë zyrtare.


(Kosova Sot Online)