E trishtë: Ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe bie nga ura, vdes 65-vjeçar

  • E.K /
  • 05 February 2023 - 13:44
E trishtë: Ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe bie nga ura, vdes 65-vjeçar

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur, pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme, nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës, ku edhe ka vdekur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca e zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e viktimës.

(Kosova Sot Online)