Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, ja si është gjendja e të lënduarve

  • E.K /
  • 05 February 2023 - 13:56
Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, ja si është gjendja e të lënduarve

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në Pogradec, ku një shofer përderisa ishte duke vozitur, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër pasagjerë.

Fatmirësisht të lënduarit gjenden jashtë rrezikut.

Kurse, me shoferin e automjtetit janë duke u kryer veprime procedurale.

Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga

(Kosova Sot Online)