Vishuni trashë, moti i acartë ditëve në vijim

  • E.K /
  • 05 February 2023 - 14:18
Vishuni trashë, moti i acartë ditëve në vijim

Ditëve në vijim do të jetë moti me ftohtë dhe me acar, shkruan “Kosova Sot Online”.

“Prishtina Weather”, ka njoftuar se në zonat malore mund të ketë rreshje borë.

Po ashtu, gjatë ditet vijuese moti do të jetë i vranët dhe me diell.

6.02 – Kryesisht me vransira dhe acar. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

7.02 – Acar. Vransira e intervale me diell. Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

8.02 – Acar dhe intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës vransira kalimtare.

9.02 – Mot i acartë, kryesisht me diell.

10.02 – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)