Edhe sot erëra të fuqishme në këto vende, parashihet të vazhdojnë deri nesër

  • E.k /
  • 05 February 2023 - 15:01
Edhe sot erëra të fuqishme në këto vende, parashihet të vazhdojnë deri nesër

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka treguar se erërat e fuqishme do të vazhdojnë edhe sot pasdite, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, parashikohet që erërat të dobësohen pasditen e ditës së neserme.

Kurse, nesër parashikohet gjithashtu që të ketë edhe reshje bore të intensitetit të dobët.

“Edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit , por edhe pjesa qendrore gjithashtu do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”.

“Parashihet edhe reshje bore të intensitetit të dobët , të cilat do të vazhdojnë edhe në pjesën e par të ditës së hënë, ku edhe erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së neserme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)