Shkrumbohen dy vetura, këto janë dyshimet

  • E.K /
  • 05 February 2023 - 16:05
Shkrumbohen dy vetura, këto janë dyshimet

Dy vetura janë djegur sot në Sarandë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, ku si pasojë e flakëve është djegur edhe një automjet tjetër.

Nga ku incident ka vetëm dëme materiale.

Kurse, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. Z, ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. S, ,ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-thotë policia.

Fotografi ilustruese

(Kosova Sot Online)