Fushë Kosovë: Një punëtor bie nga lartësia e një objekti dhe lëndohet rëndë, arrestohen dy pronarët e kompanive punë kryese

  • E.K /
  • 05 February 2023 - 16:52
Fushë Kosovë: Një punëtor bie nga lartësia e një objekti dhe lëndohet rëndë, arrestohen dy pronarët e kompanive punë kryese

Një person (mashkull) ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim dje në Fushë Kosovë, raporton “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)