Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e një familje

  • E.K /
  • 05 February 2023 - 18:00
Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e një familje

Një apartament është përfshirë nga flakët sot në Elbasan, transmeton “Kosova Sot Online”.

Fatmirësisht kanë shpëtuar anëtarët e familjes.

Mësohet se fillimisht flakët kanë përfshirë kuzhinën dhe më pas janë shpërndarë në ambientet e tjera të shtëpisë.

Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë duke shuar flakët.

Rasti është duke u hetuar për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë apartament

(Kosova Sot Online)