Ministri Mehaj i ofron Turqisë gatishmërinë e plotë të FSK-së

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 08:48
Ministri Mehaj i ofron Turqisë gatishmërinë e plotë të FSK-së

Sot Turqië e ka goditur në tërmet I fuqishëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qindra persona ka lënë të vdekur ky tërmet.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka shprehur gatishmërinë e homologut të tij turk, Hulusi Akar ,që të ofrohet ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Postimi I plotë:

Pas lajmit tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.

Ndërsa Ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, Ministri Mehaj i ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ofrohet ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

“Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, ka theksuar Ministri Mehaj.