Ambasada e Kosovës në Ankara me njoftim për shqiptarët pas tërmetit në Turqi

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 09:13
Ambasada e Kosovës në Ankara me njoftim për shqiptarët pas tërmetit në Turqi

Ambasada e Kosovës në Ankara ka reaguar pas tërmetit që ka goditur sot Turqinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë shprehur ngushëllime popullit turk duke i uruar shërim të shpejtë të gjithë të prekurit nga ky tërmet.

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

(Kosova Sot Online)