Shqiptari rrëfen momentet e tërmetit në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë, ishte shumë tronditës

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 09:39
Shqiptari rrëfen momentet e tërmetit në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë, ishte shumë tronditës

Shqiptari, Brono Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e tërmetit në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dodi ka theksuar se tërmeti ishte i fuqishëm, duke thënë se situata është e veshtirë.

Ai po ashtu shtoi se njerëzit po qëndrojnë akoma jashtë.

Në një lidhje për Klan News Bruno Dodi thotë se ka qenë në katin e 12 të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm dhe se ishte e pamundur që të zbriste poshtë.

“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12 të një hoteli dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë. Ishte shumë tronditës”, thotë Bruno Dodi.

(Kosova Sot Online)