Kurti ngushëllon Turqinë dhe Sirinë për viktimat e tërmetit: Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 10:50
Kurti ngushëllon Turqinë dhe Sirinë për viktimat e tërmetit: Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar Turqinë dhe Sirinë për viktimat e tërmetit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kurti u shpreh shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)