Albin Kurti sot takon Lajçakun dhe ambasadorët e QUINT-it

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 12:58
Albin Kurti sot takon Lajçakun dhe ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takojë sot të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, transmeton "Kosova Sot Online".

“E kemi tash një takim me gjithë ambasadorët që janë të akredituar këtu në Prishtinë, por edhe me diplomatët e tjerë, e kemi një takim në orën 11:00. E pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, z. Lajçak e pastaj mund të flasim për këto gjëra. Do të tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë”, ka thënë shkurt Kurti.

(Kosova Sot Online)