Gazetari shqiptar raporton nga Turqia: Një katastrofë shumë e madhe

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 13:41
Gazetari shqiptar raporton nga Turqia: Një katastrofë shumë e madhe

Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, ka folur për tërmetin e fuqishem që e goditi Turqinë, përcjell “Kosova Sot Online”

Brahaj ka thënë se ndërtesat po shemben për shkak të pasgoditjeve.

Ai është shpehur se “Me të vërtetë është një katastrofë shumë e madhe."

“Tërmeti i fundit është ndjerë gjithandej. Të dhënat e deritanishme janë të frikshme. Në zonën e Adanës janë disa fshatra me shqiptarë. Komunikimi me telefon në zonë është shumë problematik. Po bien ndërtesat për shkak të pasgoditjeve. Janë mbi 50 tërmete pas atij të madhit. Me të vërtetë është një katastrofë shumë e madhe. Media sociale nuk punon shumë.

Qytetet që janë afër Turqisë në Siri janë të dëmtuara. Edhe ndërtesa si spitale e shkolla janë rrëzuar në kufirin me Sirinë. Edhe atje ka pasur rrënime të mëdha e humbje jetësh. Të gjithë bëjnë thirrje që të mos qëndrojnë pranë ndërtesave. Këto do të jenë të vazhdueshme 3-4 ditë thonë ekspertët”, tha Brahaj.

(Kosova Sot Online)