Ky është numri i të vdekurve deri tani nga tërmeti në Turqi dhe Siri

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 14:24
Ky është numri i të vdekurve deri tani nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 1 mijë e 500 njerëz kanë vdekur dhe shpëtimtarët po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat pas një tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke lënë shkatërrime dhe mbeturina në secilën anë të kufirit.

 

Si një nga tërmetet më të forta që ka goditur rajonin në një shekull tronditi banorët rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ishte 23 kilometra  në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrashtha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Rreth nëntë orë më vonë, një pasgoditje e madhe me magnitudë 7.5 goditi Turqinë.

Kjo goditje ndodhi rreth 95 kilometra në veri të tërmetit të parë.

(Kosova Sot Online)