Lajçak: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 15:34
Lajçak: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet, ka theksuar  i dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke iu referuar çështjes së Asociacionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak tha se janë përmendur edhe gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit.

Lajçak tutje tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.


Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.

Kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)