A po i respektojnë rregullat e trafikut shoferët në Kosovë

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 16:21
A po i respektojnë rregullat e trafikut shoferët në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë kësaj jave do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta, reshje bore dhe erëra të forta, ku për pasoj në lokacione që ka rrjedhje të ujit krijohen shtresa të akullit të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Po ashtu kujdes gjatë ngasjes duhet kushtuar edhe shembjeve të gurëve e dheut, ngasjes në ura, ngasjes në mjegull dhe pengesave tjera që mund të hasen në rrugë siç janë rrëzimi i shtyllave apo drunjëve nga erërat e forta.

Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përdorin pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje.

(Kosova Sot Online)