Kur do të jetë takimi i radhës Kurti - Vuçiq

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 17:00
Kur do të jetë takimi i radhës Kurti - Vuçiq

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, emisari i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se kanë diskutuar edhe për përgatitjen e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet palëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak tha pas drekës së punës me Kurtin se po përpiqen aktivisht që të arrihet progres në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin europian.

“Kjo është në fakt vizita ime numër 10 që nga shtatori dhe sigurisht që kemi diskutuar propozimin dhe përgatitjen për një takim konstruktiv në nivelin më të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq”, tha ndër tjerash diplomati sllovak.

Ai do ta vazhdojë misionin e tij në Beograd sot, ku do të takohet me Vuçiqin.


Lajçak tha se me Kurtin dhe Vuçiqin do të diskutojë për gjithçka që është në propozim.


(Kosova Sot Online)