Rezulton i rremë alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 17:39
Rezulton i rremë alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Kërcënimi me bombë ka rezultuar të ketë qenë alarm i rremë, ka theksuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo njoftoi në Facebook se tani aeroporti është i hapur për fluturime, ndërsa udhëtarët që dolën jashtë, janë kthyer brenda aeroportit.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka shkruar Gara.

(Kosova Sot Online)