Parandalohet kon'trabanda në parabu'rgimin e Prizrenit

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 18:19
Parandalohet kon'trabanda në parabu'rgimin e Prizrenit

Zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës paraditen e së hënës, rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot, rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontroll mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

SHKK njofton se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat e tjera sipas rregullores.

“Pas verifikimit të llojit të kontrabandës, është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë, kanë qenë të mbështjella një Telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

(Kosova Sot Online)